Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Dibran Fetahu, duke e dënuar me 3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për përvetësimin e mbi 71 mijë eurove nga Posta e Kosovës në Mitrovicë.
Fetahu ngarkohej se në vitin 2014 në cilësinë e arkëtarit ka përvetësuar mbi 71 mijë euro nga Posta e Kosovës në Mitrovicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se aktgjykimi ndaj të akuzuarit u shpall pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.
I akuzuari Fetahu u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Në dënimin me burgim, atij do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, ndërsa dënimin me gjobë, obligohet ta paguajë 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Dibran Fetahu akuzohej se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Sipas nenit 62, paragrafi 2, pika 2.2 të KPRK-së, i pandehuri urdhërohet që t’i paguajë palës së dëmtuar Postës së Kosovës – Mitrovica 1 shumën prej 71.572,26 euro, brenda 3 muajve nga marrja e formës së prerë të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.
Sipas nenit 62, paragrafi 2, pika 2.3 të KPRK-së, i pandehurit i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për një periudhë dyvjeçare, pas vuajtjes së dënimit me burg.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 29 dhjetor 2015, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Dibran Fetahu, i cili akuzohej se më 2014, në Mitrovicë, në rrugën “Afrim Zhitija”, në ndërtesën e PTK-së, saktësisht në zyrën e arkës ndihmëse Mitrovica 1, në cilësinë e arkëtarit ndihmës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetëson pasurinë që iu është besuar sipas detyrës.
Sipas aktakuzës, në arkën ndihmëse në mënyrë të vazhdueshme shitjet ditore të kartelave grithëse nga ana e sportelistëve nuk i ka deklaruar në tërësi, gjegjësisht përmes librit të shitjes, ka bërë nëndeklarimin e shtijes, me këtë rast ka përvetësuar shumën prej 71 mijë e 875 euro e 52 centë.
Me çka, ngarkohej se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425, par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova