Vajza e cila ka mbetur e lënduar sot si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” do t’i nënshtrohet një operacioni.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente.”, tha ai.
“Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”, shtoi Fazliu.
Lidhur me rastin janë nisur edhe hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Ndërkaq nesër në këtë objekt nuk do të punohet./Arbresh.info/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...