Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar deklarimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, i cili sipas ambasadorit ka qenë në shërbim të nazistëve kundër komunitetit hebre.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë Xhafer Deva është një nga figurat më të rëndësishme të çështjes kombëtare.
Ai ka thënë se nuk asnjë fakt historik që Xhafer Deva të ketë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti e aq më pak ndaj atij hebre.
Postimi i plotë:
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, Xhafer Deva është padyshim një nga figurat e rëndësishme të çështjes kombëtare që meriton trajtim të drejtë për punën dhe veprën e tij. Në këtë moment kur hidhen dyshime për figurën e tij, vlerat e tij duhen mbrojtur duke pasqyruar realitetin.
Nuk ka asnjë fakt historik që Xhafer Deva apo njësitë e tij të kenë kryer krime ndaj ndonjë komuniteti tjetër e mos te flasim kunder atij hebre. Xhafer Deva ishte bashkëpunëtori nr.1 i amerikanëve për rrëzimin e pushtetit komunist në Shqipëri.
Xhafer Devës, nga rrespekti që SHBA kishte ndaj tij i’u është dhënë viza për të emigruar në ShBA (viteve 60) ku ai punoi si administrator në Universitetin Stanford në Palo Alto, Kaliforni i cili ishte në pronësi të familjeve hebreje e që e adhuronin shumë Xhafer Devën ne shenjë mirënjohës për mbrojtjen e hebrenjve në Kosovë dhe Shqipëri.
Nuk e kuptoj pse diplomacia kosovare dhe veçanërisht krerët e shtetit nuk e kundërshtojnë fushatën e eger serbe, plot gënjeshtra dhe të pavërteta për këtë veprimtar sublim te Kombit./arbresh.info/
Lexo edhe
Ambasadori gjerman kundër rinovimit të shtëpisë së Xhafer Devës
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...