Prokuroria themelore në Gjakovë, kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri, i cili dyshohet të ketë kryer vepër penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, S.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 25 shtator 2021, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij, të dëmtuarës, L.B., duke përdorur mjet të fortë.
I pandehuri S.B., fillimisht e ofendon me fjalë të rënda bashkëshorten e tij, e më pas e sulmon fizikisht duke e goditur me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit, ku të njëjtës i shkakton lëndime trupore.
I pandehuri me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 26 shtator 2021. /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...