Sot shënohen 27 vite nga një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, masakra e kryer në fshatrat Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër në komunën e Drenasit.
Në këtë ngjarje tragjike, forcat ushtarake serbe vranë dhe masakruan 77 civilë shqiptarë të pambrojtur, trupat e të cilëve më pas u dogjën. Viktimat ishin të të gjitha moshave – nga foshnja vetëm gjashtë muajshe deri te të moshuar rreth 75 vjeç.
Në mesin e të vrarëve kishte fëmijë, të rinj, gra, burra dhe pleq, të cilët u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore, ndërsa disa prej tyre u dogjën pas vrasjes. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada, askush nga ata që urdhëruan apo kryen këtë krim nuk është përballur me drejtësinë.
Vetëm në Poklekun e Vjetër, 53 civilë shqiptarë të paarmatosur u vranë dhe më pas u dogjën, në një akt brutal që mbetet një plagë e hapur dhe një dëshmi e dhimbshme e asaj kohe.
Bekë Berisha me syze të diellit në Kuvend: Masë e rekomandua...
Naim Murseli: Jam plotësisht i pafajshëm, ju betohem!
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...