FC Prishtina 01 mposhti FC Liqenin me rezultat bindës 8-3 në ndeshjen e tretë dhe vendimtare gjysmëfinale të play-offit, duke përmbysur serinë dhe duke vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit.
I pandalshëm në këtë përballje ishte Ramadan Alaj, i cili realizoi katër gola.
Dy gola të tjerë i shtoi Drilon Maxharraj, ndërsa në momentet kur kundërshtari kaloi në lojë me pesë futbollistë, Shefki Kameri dhe portieri Bajram Ramadani shënuan nga porta në portë për të vulosur fitoren e madhe.
Trajneri Haki Ahmeti u dha hapësirë të gjithë lojtarëve.
Në finale për të dytin vit radhazi, Prishtina 01 përballet me FC Drenicën në luftën për titullin e kampionit./Arbresh.info
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...
Rama: Fontanat publike rikthehen në funksion, Prishtina gati...
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...