Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi disa takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.
Në këto takime ai u njoh dhe u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.
Me këtë rast, Maqedonci theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës, sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe./Arbresh.info/






E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve