Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri mes familjeve Sekiraqa-Capët ku mbeti i vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën
Sipas policisë, në vendin e ngajrjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë, shkruan Arbresh.info.
“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.
Ndryshe, ngjarja tragjike ndodhi në orët e mbrëmjes të së dielës (1 shtator) në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash.
Viktimë e shkëmbimit të armëve të zjarrit ishte Premtim Gashi, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkaq, sipas Prokurorisë Themelore e Prishtinës, mosmarrëveshjet e mëhershme mes dy grupeve të armatosura ishin shkaku i këtij fundi tragjik.
Autoritetet gjyqësore e kanë klasifikuar këtë rast si vepër penale “vrasje të rëndë” në bashkëkryerje dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se po ashtu se përveç pesë të plagosurve, autoritetet po punojnë në identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në konfliktin e së dielës në Prishtinë./Arbresh.info/
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...