Shtëpia e Bardhë e ka falënderuar Hashim Thaçin, Presidentin e vendit, për dekorimin e Donald Trump, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), me Medaljen e Urdhrit të Lirisë si mirënjohje për kontributin e tij të dhënë ndaj popullit të Kosovës.
Ishte Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ai e cili e bëri këtë falënderim në emër të Shtëpisë së Bardhë me anë të një letre dërguar Thaçit.
Aty thuhet se Trump beson fuqishëm se do të ketë normalizimin të qëndrueshëm në Ballkan pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Washington më 4 shtator në mes Serbisë dhe Kosovës.
“Presidenti Trump është përkrahës i vendosur i Kosovës, dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”.
Në letër theksohet se e vlerësojnë mbështetjen e Kosovës për normalizimin ekonomik me Serbinë
“Është një nder i madh të qëndrosh me popullin e Kosovës dhe ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj të fortë për zbatimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”.
O’Brien, Thaçin e falënderon edhe për Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës që ia ka ndarë atij dhe Richard Grenell, emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...