Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është arrestuar drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, nga Policia e Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se i arrestuari po mbahet në një stacion policie në Rashkë, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, ai është ndalur vetëm se është pjesë e institucioneve të Kosovës dhe se ka rezistuar ndaj presionit të Beogradit bashkë me familjen e tij.
“Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babain e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Madje, ministri thotë se ky arrestim është i padrejtë dhe është hakmarrje pas dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.
“Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030”, shtoi Sveçla.
Në fund, Sveçla ka kërkuar nga Serbia që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij, dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës
“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, ka shtuar tutje Sveçla./Arbresh.info/
Ndryshime në trupën diplomatike-Presidenti Begaj liron nga d...
Komandanti i FSK-së pret në një takim shefin e Shtabit të FA...
Akil Gjakova kërkon medaljen e bronztë në Kampionatin Evropi...
Starmer: Do të bëjmë gjithçka për hapjen e Ngushticës së Hor...
Dërgimi i FSK-së në Gaza, Maqedonci për AP: ShBA-ja na ndihm...
Bekë Berisha me syze të diellit në Kuvend: Masë e rekomandua...