Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Klinë – Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij.
Ai theksoi se rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Ne ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur. Viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, deklaroi ai./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira