Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se përgjatë dy dekadave, relacionet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në proceset integruese të vendit.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, e cila e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e sidomos në projektet kushtuar personave me aftësi të kufizuara.
Ndërkaq, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete në avancimin ekonomik dhe social të vendit. /arbresh.info/
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...