Beograd – Nga studiot e Radio Televizionit Serb (RTS) ministri i Punëve të Jashtme të Liberisë, ka konfirmuar se shteti i tij ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne kemi pranuar pavarësinë e Kosovës, tani e kemi tërhequr këtë vendim deri sa të përfundojnë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve të këtyre dy shteteve,” tha Milton Filndli për Radio-Televizionin e Serbisë, raporton Arbesh.info.
Ai tha se rajonit i duhet paqe dhe të largohet nga konfliktet, dhe se Beogradi dhe Prishtina duhet të kalojnë përmes procesit paqësor dhe që Qeveria e Liberisë të pranojë vendimin që përmes këtij procesi që të dyja palët do ta sjellin së bashku.
Milton Findli gjatë javës ka takuar homologun e tij serb Ivica Daçiq dhe i dorëzoi atij notën verbale të tërheqjes së pavarësisë së Kosovës.
Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përgënjeshtruar këtë lajm./Arbresh.info
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh