S’ka paqe mes kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci dhe asamblesitit nga “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur në Kuvendin Komunal të Drenasit, ka pasur një debat të ashpër mes Drenorit i cili kishte iniciuar një mbledhje të jashtëzakonshme dhe kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovcit.
Kuvendi Komunal me shumicë votash ka votuar kundër mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme, ndërsa kjo ka bërë që të ketë debat të ashpër mes Drenorit i cili e ka krahasuar pushtetin e Lladrovcit me atë të Koresë së Veriut.
Në një moment Drenori i ka thën Lladrovcit se ai është në krye të komunës falë presidentit Hashim Thaçi, pasi kryetari i PDK-së Kadri Veseli, sipas tij ishte kundër kandidimit të Lladrovcit, transmeton Magazina.al
Pas kësaj Lladrovci i është përgjigjur Drenorit se është në krye të Komunës falë qytetarëve me miratimin e Kadri Veselit.
Për më shumë shihni pjesën nga debati mes tyre:
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...