Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar sot në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandërit Vuçiq.
Në takim u bisedua për tensionet në Veriun e Kosovës.
“Ne folëm në fillim të këtij muaji për tensionet e fundit në Kosovën veriore dhe e vlerësoj që u takuam personalisht sot për të vazhduar diskutimin tonë dhe do të takohem me lidershipin e Kosovës më vonë, sot. Ndërkohë që situata në terren është përmirësuar, është përgjegjësi e të gjitha palëve, veçanërisht zyrtarëve në Beograd dhe Prishtinë që të parandalojnë përshkallëzimin përsëri”, tha shefi i NATO-s.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të shmanget dhuna.
“I bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë qëndrueshmëri dhe të shmangin dhunën. NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën në terren. Misioni ynë paqeruajtës i KFOR-it mbetet i përqendruar në mandatin e tij të OKB-së nëse rrezikohet stabiliteti, për të ndërhyrë, dhe do të marrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar mjedise të sigurta për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”.
Gjithashtu, sot shefi i NATO-së pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti./arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot