Komandanti i KFOR-it në Kosovë gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, ka qëndruar sot në Mitrovicë, me ç’rast ka takuar kryetarin e komunës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në këtë komunë.
Bahtiri ka potencuar se falë angazhimit të drejtuesve të komunës dhe mbështetjes të parezervë të KFOR-it dhe institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare, situata e sigurisë në komunën e Mitrovicës, është gjithnjë e më e mirë dhe po shkon drejt stabilizimit të plotë.
“Kemi punuar shumë, bashkë me drejtuesit e komunës së re në veri të qytetit, që situata e sigurisë, lëvizja dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, si dhe raportet ndëretnike të përmirësohen. Falë kësaj pune, por edhe komunikimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes që kemi pasur nga komandanti i paqeruajtësve të KFOR-it për veriun e Kosovës, sot në tërë Mitrovicën kemi një situatë shumë më të relaksuar, e cila po shkon me hapa të sigurt drejt stabilizimit të plotë”, ka thënë Bahtiri.
Komandanti i KFOR-it, Luigi Miglietta, tha se ndjehet mirë kur dëgjon për përparime në përmirësimin e situatës së sigurisë në komunë.
“Mendoj se prania e KFOR-it këtu është mjaft e rëndësishëm për qytetarët dhe komunën tuaj. Gëzohem që keni pasur komunikim dhe bashkëpunim të mirë me pjesëtarët e KFOR-it, gjë që ka rezultuar me stabilizimin e gjendjes së përgjithshme, përmirësimin e komunikimit ndërmjet komuniteteve dhe lëvizjen e qarkullimin e lirë të qytetarëve e mallrave. Unë do të angazhohem maksimalisht që bashkëpunimin dhe komunikimin me ju ta thellojmë akoma”, tha Miglietta.
Sipas tij, stabilizimi i plotë i gjendjes së sigurisë, krijimi i kushteve për lëvizje e qarkullim të lirë dhe përmirësimi i raporteve ndëretnike, janë parakushte dhe hapi i parë për të pasur zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe për të përmirësuar cilësinë e njerëzve këtu.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...