Një 12-vjeçar në Skenderaj ka gjetur të martën një portofol me një shumë të parave prej 2500 euro dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Skenderaj.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas verifikimit të dokumentacionit, portofoli me para i është kthyer pronarit, përcjell Arbresh.info.
“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Haxhiu pret në një takim kreun e AKI-së, kërkohet vigjilencë
Abdixhiku “shpërthen” pas ndarjes së 100 eurove nga Kurti: B...
Parandalohet tentimi i futjes së drogës në burgun e Dubravës
Aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim me kriptovaluta në ...
MPB publikon detaje dhe inicialet e viktimave në aksidentin ...
Rutte mirëpriti vendosjen e trupave të SHBA në Poloni: Një E...