Presidenti i Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një takim me presidentint e Serbisë, Aleksandër Vuciq në Shtëpinë e Bardhë, në Washington.
Ndermjetësues të këtij takimi ishin Këshilltari për Siguri Kombëtare të Donald Trump, Robert O’Brien, dhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Por, para se dy presidentët të takoheshin mes vete. Presidenti serb, Vuçiq, ka patur një takim me me Robert O’Brien dhe Richard Grenell. Takim të cilit i është bashkangjitur edhe Jared Kushner, i cili është këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan arbresh.info
“Duke përfunduar vizitën dy ditore në Ëashington, me një bisedë të shkëlqyer në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin Kombëtar për Siguri, Robert O’Brien, Këshilltarin Special të presidentit Trump dhe dhëndrin Jared Kushner, dhe Përfaqësuesin Special për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell”, kishte shkruar Vucic.
E kjo nuk është hera e parë që Kushner takohet me liderin serb. Ai gjatë korrikut të vitit 2018 kishte takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic. Pas këtij takimi me Kushner, Daçiq kishte deklaruar se kishte diskutuar rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës përgjatë kësaj vizite në Amerikë.
Por, a është takuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më këshilltarin e Trump?
Arbresh.info kishte tentuar të marrë vesh edhe më herët nëse në takimin Thaçi-O’Brien-Grenell ishte poashtu prezent Kushner, mirëpo një gjë e tillë as nuk është pohuar dhe as mohuar.
Presidenti Thaci gjatë ditës së sotme ka mbajtur edhe konferencë për medie, ku përmedni takimet me shumë liderë amerikën, mirëpo, në asnjë moment nuk përmendi emrin e këshilltarit të Donald Trump, Jared Kushner./arbresh.info/
Ending a two-day visit to Washington, DC with excellent talks at the @WhiteHouse with US National Security Advisor @robertcobrien, Special Advisor to the US President @jaredkushner, and Special Envoy for the Belgrade-Priština dialogue @RichardGrenell. pic.twitter.com/XAdR65j7c3
— Александар Вучић (@predsednikrs) March 3, 2020
Excellent meeting with @robertcobrien at The White House. Kosovo's freedom, independence, development & prosperity are directly linked w/ our partnership & coordination with the US. We are blessed w/ a special bond b/w #Kosovo and #USA, and are committed to strengthen it further. pic.twitter.com/2l8MDQyIxL
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 27, 2020
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/190019615631155
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...