Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.
Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I pandehuri dyshohet se kreu veprën penale si pjesëtar i MUP-it në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut.
“Sipas kërkesës, A.D., në cilësinë e pjesëtarit të MUP –it në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan. Ndërsa nëntëdhjetë e një (91) meshkuj u ndanë nga rreth katërqind (400) burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
13 nga civilët, sipas Prokurorisë, u ndaluan, u rrahën e u maltretuan në mënyrë çnjerëzore nga i dyshuari A.D.
“Sipas kërkesës, prej tyre, trembëdhjetë (13) civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç‘rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, njoftoi Prokuroria.
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025