Google ADS

Konjufca i pakënaqur që nuk iu ul paga, thotë se ky vendim është i paligjshëm

12:39 | 23 Maj 2023
A Z

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot, para gazetarëve e ka quajtur të paligjshëm vendimin e kryesisë së kuvendit për vendimin që mos t’i ulet paga bazë e kryekuvendarit, që parashihet me ligjin e ri për pagat të votuar muaj më parë nga deputetët në kuvend, dhe shtesa prej 30 % të rritet në 47 për qind.

Kryeligjvënësi Konjufca ka thënë se këto kanë bërë që ai të abstenoi në mbledhjen e kryesisë kur u votua për këtë vendim.

“kjo është vetëm një dezinformoftë të cilën nuk e di cili prej mediumeve e ka plasi saktë, por dikush më tregoi është saktë. Kjo çka ka ndodh është që kryesia e ka marrë një vendim në të cilin unë kam abstenuar sepse mu ka dukur i paligjshëm si vendim, e kjo është që kryetarit të Kuvendit mos me ju zbrit paga, siç ka ndodhur me ligjin e pagave. Ju e dini që e kemi një ligj të ri të pagave Kryetarit të Kuvendit, sikur ashtu edhe presidentes edhe kryeministrit. Të tre krerëve të shtetit ju ka zbrit paga. Vendimin që e mori kryesia ishte që mos t’i zbritet paga kryetarit, jo që të rritet por t’i mbetet ajo që ka qenë më herët, kjo ishte krejt ajo çka është votuar”, ka thënë kryetari Konjufca.

Sipas kryetarit të Kuvendit, ai tashmë i ka dhënë udhëzimet në administratë duke ju thënë se me këtë vendim përpjekjes për me akomodu këtë vendim të kryesisë që kryetarit mos t’i zbritet paga për kundër që ligji i ri i pagave e parasheh, dhe shtesa 30 për qind që e kanë të kufizuar janë të paligjshme.

Këtë Konjufca thotë se ua ka thënë edhe anëtarëve të kryesisë së kuvendit, se ky vendim nuk është legjitim dhe mund të zbatohet vetëm nëse nga kryesia dhe administrata bëjnë veprime të kundërligjshme. Por, është i bindur se nuk do të zbatohet nga institucionet shtetërore financiare.

“Jo, jo ato janë të paligjshme, ato janë të paligjshme, aty është munduar administrata me i akomodu sipas vendimit që e ka marrë kryesia. Kjo ishte arsyeja unë pse nuk e votova, e shpjegova që çdo shtesë në Kuvendin e Kosovës, që e kalon 30 për qindëshin është e paligjshme, unë besoj që kjo nuk do të zbatohet nga ana e institucioneve tona të financave. Kështu që paga e kryetarit mbetet ajo që është me ligjin e pagave, po ashtu pagë e zbritur për së paku 500 apo 600 euro”, ka thënë Konjufca.

Në fund kryetari Konjufca ka treguar se aktualisht paga bazë e tij është 1780 euro dhe ka vetëm një shtesë atë prej 30 për qind.

Javën e kaluar kryesia e Kuvendit ka votuar pro miratimit të rregullores së re e cila përveç pagës bazë, shtesë, kryetari i ligjvënësve do ta ketë edhe një shtesë prej 47 për qind të pagës.

Mirëpo përfaqësimi i tij është i rregulluar me ligj dhe kryetari nuk ka detyrë tjetër përveç përfaqësimit të Kuvendit dhe drejtimit të saj.

Nëse llogariten këto, paga bazë 1 mijë e 785 euro plus 535.5 euro të shtesës që është aktuale prej 30 për qind, llogarit edhe shtesën 47 për qind që në euro i bie 838.9 cent, po del që kryetarit në fund të muajit do t’i ketë në llogari nga paga e përgjithshme 3 mijë e 159 euro./Pleurat Salihu/Arbresh.info/

Të ngjashme