Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka folur për fillimin e procedurës për negocimin e marrëveshjes së përkohshme për vendin nikoqir, ku do të vendoset Gjykata Speciale.
Këtë Thaçi e ka thënë duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale.
“Themelimi i saj në Hagë të Holandës kërkon një marrëveshje në mes të dy vendeve tona. Në këtë nismë do të themelohet një grup punues që do të udhëheq negociatat për të përmbyllur këtë proces. Grupi punues do të udhëhiqet nga MPJ , ndërsa anëtarë të saj do të jenë edhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Kuvendi i Kosovës, si dhe përfaqësues nga Presidenca. Rekomandoj themelimin e kësaj nisme, që pastaj të vazhdohet me punët konkrete”, tha zëvendëskryeministri Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur sot.
Kjo nismë e prezantuar nga Hashim Thaçi është miratuar nga kabineti qeveritar.
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga