Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka shpallur sot Top Ndërmarrjet e Vitit 2018.
Edhe këtë herë, mirënjohjet janë ndarë për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për 21 kompani nga shtatë regjione të Kosovës.Me këtë rast, ministri Shala pati një premtim për bizneset.
“MTI çdo herë do të jetë përkrahë bizneseve dhe do të avokojë në zgjedhjen e problemeve të tyre si tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, u shpreh ministri.
Ndërsa drejtori i KIESA-s, Nol Buzhala, bëri të ditur procesin si zgjidhen ndërmarrjet më të mira. Ministri ka treguar se në kuadër të MTI-së përmes njësisë së saj, Agjencisë KIESA zhvillohen edhe disa projekte tjera që përkrahin fuqizimin e prodhimit vendor.
Shala përmendi veprimtaritë që do të përkrahen nga MTI-KIESA: – subvencionimit të makinerive prodhuese, – skemat për certifikim të produkteve, përmes se cilave produktet e bizneseve do të certifikohen dhe të pranohen ndërkombëtarisht, gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore – skemat për këshillim, po ashtu edhe kjo gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore. – organizimin e panaireve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ju ofrohet kompanive tonë pjesëmarrja në to dhe ekspozimi i produkteve të tyre në tregjet evropian dhe me gjerë. – ofrimi i parcelave në kuadër të zonave ekonomike për një periudhë 99 vjeçare, si dhe shumë e shumë aktivitet tjera. Ministri Shala i ka inkurajuar bizneset që t’i përcjellin aktivitetet e MTI-së dhe të aplikojnë për te qenë pjesë e tyre.
Ndërsa top ndërmarrjet e regjionit të Prishtinës ishin: top ndërmarrja mikro “GREATWOOD” L.L.C, ndërmarrja e vogël “EUROFRUTI” Sh.P.K., dhe top ndërmarrja e mesme “PANPAN” Sh.P.K. Në të njëjtën metodë, MTI ka zgjedhur top ndërmarrjet edhe në regjionin e Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...