Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku, ka shkruar disa fjalë për heroin Enver Zymberi. Përmes një publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Çollaku shkruan se Zymberi ua siguroi të gjithëve jetën dhe shtetin.
Në katërvjetorin e rënies së tij Çollaku, shkruan se ndjen mall dhe dhembje të thellë për heroin më të fundit të shtetit tonë të ri.
Ja statusi i plotë i ministrit Çollaku:
Katër vite nga rënia heroike në detyrë e Enver Zymberit. Ndjejmë mall dhe dhembje të thellë për heroin më të fundit të shtetit tonë të ri.
Dhimbje që ndjehet vetëm kur vendi e humbë një nga bijtë më të mirë që ka. Kosova bashkë me shumë heronj tjerë dha Enver Zymberin ndërsa Enver Zymberi së bashku me të gjithë heronjtë tanë, na siguruan të gjithë neve jetën dhe shtetin.
Sakrifica e tij përfundimtare në mbrojtje të sovranitetit dhe territorit të Republikës së Kosovës është më shumë se vetëm frymëzim dhe ideal. Prandaj, ta kujtojmë sot me përulje përkushtimin e tij madhështor! Sakrifica e tij heroike le të shërbej si inspirim për të punuar me nderë për vendin tonë.
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran