Pas hetimeve të zhvilluara, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kaçanik ka arrestuar katër persona të dyshuar në lidhje me rastin e ‘vjedhjes së rëndë”, të ndodhur ditë më parë në fshatin Dubravë të Kaçanikut.
Zv/drejtori rajonal i policisë, Basri Shabani ka thënë se sipas viktimës, Xh. F, të dyshuarit: Y.H. 39 vjeç, N.M. 50 vjeç, V.D. 22 vjeç dhe S.S 22 vjeç), deri sa viktima nuk ishte në shtëpi, të dyshuarit kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur stoli ari në vlerë pre 10 mijë eurosh dhe para të gatshme 2 mijë euro.
Mësohet se me urdhër të prokurorit, katër të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj