Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin me të cilin i akuzuari F.K është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e tre vjetësh, ndërsa i akuzuari M.K është liruar nga paraburgimi në mungesë të provave.
Gjykata ka gjetur se i akuzuari F.K është fajtor sepse me 2 nëntor të vitit 2012, rreth orës 17:30 në fshatin Mazgit, të Obiliqit, pas një mosmarrëveshje pronësore-juridike lidhur me shitblerjen e patundshmërisë kishte filluar një përleshje në mes të akuzuarve M.K e F.K në njërën anë dhe të dëmtuarve A.S, S.S dhe M.M në anën tjetër, ndërkohë i akuzuari F.K kishte gjuajtur me revole të kalibrit 7.65 ku si pasojë i dëmtuari A.S kishte marr lëndime të rënda trupore, i cili nga plagët e marra në të njëjtën ditë kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë veprim i akuzuari F.K ka kryer veprën penale vrasje e rëndë si dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve. Të akuzuarit F.K në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 3 nëntorit 2012, dhe të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...