Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Buriloviq dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve kroate, të cilët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci, që po zhvillohet në Prishtinë, njoftoi zyra për informim e kryeministrit.
Mustafa i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet ekonomike në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, përmirësim të mëtejshëm të ambientit të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës dhe avancimin e gjithmbarshëm të proceseve në vend.
Kryeministri ka vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar edhe më tutje legjislacionin, krijimin e kushteve edhe më të favorshme për biznes, si dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve kroate në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Luka Buriloviq, çmoi progresin që po arrihet në Kosovë në aspektin e krijimit të ambientit të favorshëm për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, duke shprehur interesimin e bizneseve kroate për investime në Kosovë, thuhet në komunikatë.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...