Ekspertët gjithmonë theksojnë rëndësinë e vaktit tuaj të parë të ditës.
Vakti i mëngjesit prish agjërimin tuaj gjatë natës, kështu që është burimi juaj i parë i glukozës që nevojitet për të rritur nivelet e energjisë dhe vigjilencën tuaj, shkruan Express.co.uk.
Një gastroenterolog ka paralajmëruar se zgjedhjet tuaja për vaktin e mëngjesit mund të kenë implikime përtej niveleve tuaja të energjisë.
Dr. Saurabh Sethi, një gastroenterolog i certifikuar ka treguar përmes një video në TikTok se cilat ushqime duhet të shmangni për mëngjes.
Proshutë
Arsyeja pse duhet të shmangni proshutën është sepse është shumë e përpunuar, plot me yndyrna dhe nitrate të pashëndetshme, paralajmëroi mjeku.
Drithëra për mëngjes dhe granolat
Drithërat e mëngjesit mund të jenë problemi më i dukshëm, pasi granolat mund të përmbajnë disa përbërës të shëndetshëm si fruta, arra dhe fara.
Në disa raste, lloji i vajit të përdorur në granola është kokosi, i cili mund të çojë në nivele më të larta të kolesterolit.
Petullat
Ngjashëm me drithërat e mëngjesit, gastroenterologu paralajmëroi se petullat shpesh janë të mbushura me sheqer, duke i bërë ato një opsion të keq për mëngjes.
Nëse keni nevojë për frymëzim për një mëngjes të shëndetshëm, mjeku zbuloi se e preferon të një omëletë me perime dhe bukë së bashku me kafe ose çaj pa sheqer. /Telegrafi/
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...
Rama: Rritje ekonomike 3.9%, shtohen bizneset dhe rriten pag...
Albin Kurti arrin mbi 100 mijë vota pas numërimit të 26,55% ...
eKesco – metoda ideale për pagesat e energjisë gjatë festave