Aeroporti Lukla në Nepal konsiderohet një nga aeroportet më të rrezikshëm në botë.
Këtë e kanë vërtetuar edhe njëherë disa pamje të reja që tregojnë uljen dhe ngritjen e avionëve në pistën e tij, një nga më të pjerrëtat në botë.
Video e parë, e filmuar nga pjesa e poshtme e një avioni Dornier 228, tregon uljen “e frikshme” në Himalaje, ndërkohë që klipi i dytë tregon një ngritje po ashtu drithëruese të avionit.
Aeroporti Lukla ka krijuar një reputacion të tillë për shkak të pistës së vogël, vetëm 20 metra të gjerë dhe 460 metra të gjatë, më pak se një e dhjeta e standardit (5,500 metra) në aeroportet ndërkombëtare.
Për t’u ngritur dhe për t’u ulur në aeroport, i cili ndodhet rreth 3048 metra mbi nivelin e detit, pilotët duhet t’i nënshtrohen një trajnimi të veçantë dhe rigoroz. Që në vitet 1970, në aeroportin Lukla janë regjistruar shumë aksidente, tanimë në shifra të dyfishuara./TCH
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...