Një shpellë 800 vjet e vjetër në Britani të Madhe është shndërruar në një shtëpi luksoze, të cilën pronarët e saj janë duke e lëshuar me qira për 195 funte për një natë.
Ish-biznesmeni Angelo Mastropietro kishte kaluar tetë muaj duke e transformuar shpellën në Wyre Forest të Worcestershire, në një vilë luksoze brenda të cilës nuk mungon asgjë duke filluar nga ngrohja e deri te Ui-Fi.
Në renovimin e kësaj vile kanë punuar dhjetëra burra që kanë arritur të largojnë 70 tonë gurë. Ajo është e fshehur brenda bukurisë natyrore, ku nga dritaret e dhomave mund të shijoni bukuritë e papara.
Ajo i ka 700 metra katrorë, dhoma gjumi, tualet, kamin dhe ngrohje të instaluar në të gjitha dhomat. Për transformimin e saj janë investuar më shumë se 100 mijë funte.

31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...