Nga 25 km/h, deri në vozitje të palimituar: Këto janë kufijtë e shpejtësisë mbarëbotërore

07:47 | 20 Nëntor 2018

Në Zvicër mund të vozitet më së shumti 120 kilometra në orë. Kjo është një pozitë në fund të atyre vendeve me shpejtësi më të lartë, ndërsa në disa vende vozitësit mund të drejtojnë automjetet e tyre ligjërisht më shpejt.

Në vitin 1861, për herë të parë u paraqit një kufizim i shpejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo ishte 10 milje në orë. Edhe sot në Ishujt Britanikë matet shpejtësia në mph (milje në orë), si dhe në SHBA dhe në disa vende tjera.

Me ujdhesën Isle of Man, territori britanik në detin Irlandez, por vetëm në ujdhesat britanike ekziston një nga dy rajonet në të cilat nuk ka kufizim të shpejtësisë jashtë zonave të populluara. Megjithatë, aty nuk ka autostrada, ku mund të arrihet një shpejtësi e madhe.

Përveç Isle of Man, edhe Gjermania ka hequr dorë nga kufizimet në autostradë. Të paktën zyrtarisht. Në ndërkohë, edhe në disa vende ka shenja me shpejtësi të lartë, shkruan “ëarson”, përcjell Albinfo.ch. Dhe rekomandohet – përveç nëse nuk kufizohet ndryshe – një shpejtësi maksimale prej 130 km/h. Se ku lejohet shpejtësi maksimale, mund ta shikoni në hartën e mëposhtme:

Siç tregon harta, Polonia, Bullgaria dhe Arabia Saudite janë vendet më liberale me kufirin prej 140 km/h në disa autostrada. Këto janë tejkaluar vetëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në autostradën Sheikh-Khalifa-bin-Zayed aplikohet një kufi i shpejtësisë prej 160 km/h.

Vendet/rajonet me kufijtë më të lartë të shpejtësisë:

Isle of Man, Gjermani: nuk ka kufi

Emiratet e Bashkuara Arabe (Sheikh-Khalifa-bin-Zayed-Highëay): 160 km/h

Polonia, Bullgaria, Arabia Saudite: 140 km/h

Për tu vënë re është edhe Lituania. Këtu, nga prilli në tetor vjelnë 130 km/h, nga nëntori deri në mars 110 km/h. Dhe: Vozitësi e rinj mund të drejtojnë vetëm 100 km/h në dy vitet e para.

Gjithashtu, rregulla shumë të ndryshme zbatohen në shtetet e SHBA-ve. Dallimi shtrihet nga ekuivalenti i 105 km/h, deri në 140 km/h në një autostradë në Teksas. Ka pasur edhe kuriozitete në shtetin e Montanës nga viti 1995 deri në vitin 1999: Në vend të një numri konkret, thjesht shkruhej: “Me arsye dghe me kujdes”.

Gjithashtu e qartë: Sa më i vogël të jetë vendi, aq më i ulët është shpesh kufiri i shpejtësisë. Pjesa më e madhe e kësaj është për shkak të mungesës së autostradave. Në Lihtenshtajn, për shembull, kufiri i shpejtësisë është 80 km/h (nuk ka autostradë), në ishujt si Bermuda, madje mund të jetë e ulët edhe deri në 35 km/h.

Edhe më të rehatshëm janë vozitësit e veturave apo kryesisht skuterëve në Maldive. Sidoqoftë, edhe atje, kjo shpesh vjen si pasojë e gjendjes apo mungesës së rrugëve.

(KEYSTONE/Ti-Press/Francesca Agosta)
Pesë vendet/rajonet me shpejtësi maksimale më të ulët:

Maldive: 25 km/h

Qyteti i Vatikanit: 30 km/h

Bermude: 35 km/h

Samoa Amerikane, Mikronezi, Ishujt Marshall, Norfolk Island: 40 km/h

Anguilla: 48 km / h (territor britanik)

Shpërndaje në rrjete sociale