Nën këmbët tona gjendet një thesar i madh. Më shumë se një milionë miliardë ton diamante gjenden nën sipërfaqen e Tokës, njoftuan këtë javë disa hulumtues të prestigjiozes ‘’Massachusetts Institute of Technology’’ (MIT).
Por nuk duhet të presim për një vërshim diamantesh. Ky formacion i gurëve të çmuar ndodhet rreth 145 deri në 240 kilometra nën sipërfaqen e planetit, ose shumë larg distancave të arritura nga shpimet e kryera deri më sot.
Kjo dëshmon se diamanti nuk mund të jetë ky mineral ekzotik por në shkallën e gjërave, është relativisht i zakonshëm, përcjell Atsh.
Përdorimi i sizmologjisë për të analizuar mënyrën sesi valët e zërit kalojnë nëpërmjet Tokës, hulumtuesit kanë zbuluar këtë thesar në shkëmbinj të quajtur kratone, të cilët shtrihen përgjatë kores së tokës dhe zhyten në thellësi.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira