Kadri Kastrati, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-ës, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është një prej prioriteteve kryesore të partisë në të ardhmen.
“PDK, një prej prioriteteve në të ardhmen, një prej prioriteteve më imediate, e ka formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Kastrati në RTV Dukagjini.
Ai ka theksuar se ushtria është prioritet edhe i partnerëve të PDK-së në koalicion me AAK dhe NISMA për Kosovën.
“E kemi në platformën tonë që në tre muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve, me formimin e qeverisë, do të formohet ushtria”, është shprehur Kastrati.
“Tre muaj pas formimit të qeverisë do ta kemi ushtrinë”, ka thënë ai, me shumë optimizëm.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur