Niveli global i detit është ngritur 90 mm në 30 vitet e fundit, sipas të dhënave satelitore.
Ky është një përshpejtim i dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme dhe ka ardhur si pasojë e rritjes së masës së oqeaneve, si pasojë e shkrirjes së akujve, që janë faktor 80% i këtij fenomeni.
Konkluzioni është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS, pas një studimi të realizuar nga Universiteti Politeknik i Hong Kongut.
Sipas autorëve të studimit, ngritja e nivelit të detit vjen kryesisht si pasojë e dy proceseve. Njëri prej tyre është zgjerimi i ujit detar si pasojë e ngrohjes, pasi oqeanet përthithin rreth 90% të nxehtësisë së tepërt të të gjithë sistemit klimatik tokësor.
Faktori tjetër është padyshim shtimi i ujit që vjen si pasojë e shkrirjes së akullnajave, që rrit gjithashtu masën totale të oqeaneve.
Monitorimi i ndryshimeve afatgjata të masës oqeanike është thelbësor dhe për herë të parë është vëzhguar me anë të telemetrisë laserike satelitore, që mat me saktësi distancën mes satelitëve dhe stacioneve në tokë përmes impulseve laserike, duke arritur të përllogarisë edhe luhatjet më minimale./Klan News
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë