Nuk është 1prilli, jo nuk keni halucinacione dhe nuk po shihni një titull të rremë në lajm.
Në fakt e keni lexuar saktë, pavarësisht nëse vendosni ta blini apo jo.
Aktorja e famshme, Gwyneth Paltrow është duke lançuar një qiri me aromë si orgazma e saj, shkruajnë mediat e huaja transmeton portali arbresh.info
Pasi filloi përmes rrjeteve sociale, me reklamimin e këtij qiriri në muajin shkurt, themeluesi i markës së diskutueshme të Wellness Goop, tha se Gwyneth Paltrow, e ka tejkaluar çdo kufi me veprimin e saj skandaloz, ‘Kjo ka aromën e orgazmës sime’.

Në një intervistë të realizuar nga shtëpia për emisionin “The Tonight Show With Jimmy Fallon, Paltrow nuk shpëtoi nga pyetjet e shumta, pasi solli në treg qiririn me aromë vagine.
Duke folur për Fallon, Paltrow nxorri një kuti ku zbuloi qiririn e ri dhe i tha Jimmy-it:
‘Ne kemi sjellë diçka të re, që në të vërtetë do të ishte mirë që iu t’ia dhuronit gruas tuaj “.
Ky lloj i qiriut përmban aroma tjera shtesë si çaji, neroliti, grejpfruti dhe trëndafili turk absolut. /arbresh.info/

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...