Një vizatim me qymyr druri i vendosur në një koleksion tjetër arti më shumë se 150 vjet, mund të jetë skica e pikturës së Mona Lisës, thotë një ekspert francez.
Portreti i qymyrit i një gruaje lakuriq, të njohur si Monna Vanna, më parë i është atribuar vetëm studios së Leonardo da Vinçit, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Ekspertët besojnë se kanë gjetur gjurmë të mjaftueshme për të sugjeruar që artisti ka punuar në të dyja.
Pas provave në Muzeun e Luvrit në Paris, kuratorët besojnë se skica “pjesërisht” është punuar nga Leonardo.
Që nga viti 1862, skica është mbajtur në koleksionin e artit të Rilindjes në Muzeun Conde në Pallatin e Chantilly, në veri të Parisit.
Leonardo da Vinçi (1452-1519) është një nga piktorët më të mëdhenjë të Rilindjes italiane dhe piktura e tij Mona Lisa ( e njohur edhe si La Gioconda) mbetet një nga veprat më të çmuara të artit në botë./arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...