Emri i tij mund të jetë harruar nga gjeneratat e reja, por kontributi i tij e bën atë pjesë të historisë.
Doktor i Shkencave Historike dhe dikur Drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës gjatë viteve 1990-1995, Seit Lipa do të kujtohet për kontributin e tij në këtë fushë të shenjtë.
Seit Lipa ka lindur në vitin 1937 ndërsa ka ndërruar jetë në vitin 1999, me datë 2 korrik.
Ai është gjyshi i këngëtares së njohur Dua Lipa.
Historiani e intelektuali i shquar, në vitet e 70-ta, ishte i njohur, jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.
Këtu e kemi një fotografi të z.Seit dhe një kopertinë të librit “Kosova në periudhën e rindërtimit”, botuar nga Instituti i Historisë në vitin 1982, shkruan KultPlus.

Kuvendi i Serbisë merr vendim për vendosjen e masave të dhunshme në Institutin e Historisë të Kosovës. Me vendosjen e këtyre masave u shkarkua drejtori legjitim i Institutit Dr. Seit Lipa dhe u emërua drejtoria e dhunshme në krye me serbin Sreten Martinoviq.
Kuvendi i Serbisë më 30 korrik 1992 miratoi vendimin për ndërprerjen e punës së Institutit të Historisë të Kosovës. Me këtë edhe punëtorët e tjerë shqiptarë të Institutit u larguan nga puna, ndërsa punëtorëve serbo-malazez iu sigurua puna nëpër institucione të tjera.
Në këtë kohë u uzurpua biblioteka e pasur e Institutit, që në fondin e vet kishte rreth 20.000 libra, si dhe dokumentacioni i pasur i vjelë në arkiva të ndryshëm të Jugosllavisë dhe vendeve të tjera të botës.
Në vitin 1998, në Pejë, po përmendim se Seit Lipa bashkë me Sylë Dreshajn botoi librin “Prefektura e Pejës 1941-1944”, ku flitet për gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetit gjatë kësaj periudhe, përmbledhur në 264 faqe. / KultPlus
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira