Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 12.01.2026, 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete me mjete të forta. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...
Policia bastis gjashtë lokacione në Zubin Potok, sekuestrohe...
Tërnava në Tryezën Ndërfetare: Feja promovon paqen dhe bashk...