Shtatë persona janë arrestuar të shtunën në mesditë gjatë një aksioni policor në fshatin Shtedim të Komunës së Podujevës, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.
Të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë, ndërsa operacioni është zhvilluar pas marrjes së informacioneve për një lokacion ku dyshohej se po kultivohej dhe përpunohej drogë.
Sipas Policisë së Kosovës, në vendngjarje është gjetur një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, si dhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.
‘Gjatë kontrollit në një shtëpi, policia ka arrestuar shtatë persona, shtetas nga Republika e Shqipërisë (pesë femra dhe dy meshkuj). Në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...