Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

21:25 | 13 Prill 2026
E.H

Prokuroria Speciale njofton se nga një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës  Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Aksioni i realizuar sot në Komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit.

“Kryeprokurorit të PSRK-së, si dhe njësive të Policisë së Kosovës, është rezultat i një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë. PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale