Policia e Kosovës raporton se është ndaluar një kamion në Zhegër të Vitisë, në të cilën ishin 50 krerë dele pa dokumentacion të rregullt.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, delet janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminalin doganor, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo, për shkak të mungesës së hapësirës për mbajtjen e tyre në Doganë, të dyshuarit i është lëshuar vendim për mos tjetërsim të kafshëve, duke u obliguar që t’i mbajë në fermën e tij.
Si garanci për respektimin e vendimit, i dyshuari ka depozituar 2,500 euro në Doganë.
“SPMK-Zhegër, Viti 18.05.2022 – 13:30. Njësitë policore kanë ndaluar një automjet transportues kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit kanë vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar 50 krerë dele për të cilat nuk posedonte dokumentacion të rregullt përcjellës. Me urdhër të prokurorit delet janë konfiskuar dhe dërgohen në terminal doganor dhe në mungesë të vendit për mbajtje Dogana të dyshuarit i ka lëshuar vendim për mos tjetërsim të kafshëve dhe ti mbaj në fermën e tij ku dhe si garancion i dyshuari në doganë ka depozituar 2500euro, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? ...
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...