Policia ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarr tre kontejnerëve në Vragoc të Pejës, në të cilët kishte pajisje elektrike pune.
Sipas policisë, zjarri është shuar nga njësitet e zjarrfikësve, derisa rasti është duke u hetuar.
“ZJARRVËNJE Vragoc, Pejë 21.06.2025. Policia është njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tre kontejnerëve në të cilët kishte pajisje elektrike pune. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...