Një 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.
Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, i cili theksoi se vozitësi i makinës është ndaluar për 48 orë.
“Sot, më datë 18.03.2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Prizren është sjellë një person pa shenja jete, sipas mjekëve kujdestarë. Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeçar”.
“Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeçar. Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasesi ndalet për 48 orë”, ka thënë ai.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira