Kjo mund të dukej si kartolina perfekte e një dasme në ambient të hapur; nuse me fustan të bardhë, prapa saj pamja e magjishme e oqeanit dhe në sfond muzika e Elvis Presley e luajtur me violinë.
Por pasi u shpallën burrë e grua, Zak Walton dhe Dani Geen nga Kalifornia, u afruan afër njërit tjetrit, mbyllën sytë, morën frymë thellë dhe nisën të tymosin kanabis.

Një tavolinë në altar i kishte të gjitha pajisjet për koncentratin e kanabisit, një çakmak për ngrohjen e tij dhe një mjet prej qelqi, përmes të cilit thithnin avullin.

Familjarët dhe miqtë e tyre nuk dukeshin aspak të çuditur. Kjo në fund të fundit ishte një dasmë me kanabis dhe shumica e tyre kishin pirë gjithashtu.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...