Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka anuluar tenderin për blerjen e kabinës dezinfektuese.
Në njoftim thuhet se anulimi ka ndodhur për shkak të ngjarjeve që nuk kanë mundur të parashikohen në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit, shkruan
“Ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është i nevojshëm për shkak të ngjarjeve dhe/apo arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe të cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftim.

Me hapjen e tenderit vlera e parashikuar e kontratës ishte 4.500,00.
Që prej rasteve të para me Covid 19 në Kosovë, QKUK është furnizuar me disa kabina dezinfektuese të cilat janë vendosur në hyrje të Klinikave.
Një prej tyre e ka dhuruar edhe Banka Ekonomike e Kosovës, e i cili është vendosur në hyrje të Klinikes Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës./arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira