Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj në kuadër të vizitës në SHBA, në zyrat qendrore të Bankës Botërore është takuar me Paulo Correa Drejtor i Departamentit të Financave, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe Mario Guadamillas Drejtor i Departamentit për Konkurrueshmëri dhe Praktika Ndërkombëtare të Inovacionit.
Pas këtij takimi Ministri Beqaj ka thënë se Banka Botërore është e përkushtuar për të ofruar asistencë teknike për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, duke shfrytëzuar kapacitetet dhe përvojën e shumtë që ka në rajon dhe më gjerë.
Ai ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me Bankën Botërore në zhvillimin e programe të përbashkëta me qëllim të përkrahjes së të rinjve dhe grave, si dhe më qëllim të rritjes ekonomike të Kosovës dhe krijimin e mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa