Në Ministrinë e Financave sot u mbajt takimi i parë i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana, i themeluar me vendim të Ministrit të Financave Avdullah Hoti më datë 15 shkurt.
Takimi i sotëm i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana ishte takim informues me qëllim të informimit të anëtarëve lidhur me punën dhe përgjegjësitë e grupit. Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe masat të cilat do të jenë pjesë e pakos fiskale 2.0.
Grupi Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana është vazhdimësi e Grupit të më hershëm dhe ka për qëllim analizimin dhe shqyrtimin e kërkesave të ngritura nga komuniteti i bizneseve dhe dhënien e rekomandimeve për Ministrin për veprim të mëtutjeshëm drejt zgjidhjes së tyre.
Kryesues i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana do të jetë Behxhet Haliti nga Departamenti i Politikave Ekonomike ndërsa sekretare teknike e grupit do të jetë Lindita Toçi. Anëtarët tjerë të grupit do të jenë përfaqësues nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës.
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira