Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe asaj të Greqisë me koordinimin e Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë, është mbajtur Forumi i dytë Ekonomik Greqi – Kosovë në Athinë, pas Forumit të parë ekonomik mes dy vendeve në mars 2017 në Prishtinë.
Ky forum, në të cilin morën pjesë mbi 50 biznese nga Kosova dhe Greqia, kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve si dhe forcimin e lidhjeve biznesore të kompanive greke dhe kosovare.
Gjatë forumit janë mbajtur takimet G2B dhe B2B në sektorët e ndërtimtarisë, turizmit, agrobiznesit, përpunimit të ushqimit, përpunimit të metaleve, përpunimit të drurit, teknologjisë informative, shëndetësisë, sektorit farmaceutik dhe energjisë, si dhe janë bërë prezantimet mbi potencialet për investime nga Enterprise Greece dhe Agjencia KIESA. /kp/
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...