Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp tha se mbi 6.500 aplikime për masën për mbulimin e një pjese të faturave të energjisë elektrike të amvisërive me të ardhura të ulëta.
Sipas kësaj mase, nga fatura e energjisë elektrike e amvisërive me të ardhura të ulëta deri në 30.000 denarë, është planifikuar të mbulohen nga 600 deri në 800 denarë.
Ai shtoi se prej buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë janë paraparë 60.000.000 denarë për rreth 7.000 amvisëri.
“Në kushte të krizës së deklaruar në furnizimin me energji elektrike, këtë vit Ministria e Ekonomisë prezantoi për herë të parë masën e mbështetjes financiare për kategoritë më të rrezikuara të personave me të ardhura të ulëta, të cilët nuk janë përfitues të asistencës së garantuar sipas ligjit. Janë formuar pesë komisione që janë duke punuar në mënyrë aktive dhe deri në fund të shkurtit do të përgatitet lista përfundimtare e aplikantëve që do të marrin mbështetje financiare”, u shpreh Bekteshi./Telegrafi/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...