Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim Peter Hasslacher, drejtor i Zyrës Tregtare Austriake për Slloveni, Shqipëri dhe Kosovë dhe Përfaqësues i Ambasadës Austriake në Kosovë për Ekonomi, së bashku me Vjosa Huruglica, Udhëheqëse e Zyrës Tregtare të Austrisë në Kosovë.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve për zhvillimin ekonomik dhe sektorin e edukimit.
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të bashkëpunojë ngushtë me Ambasadën Austriake dhe Zyrën Tregtare Austriake për të lidhur institutet hulumtuese Austriake për inovacion, me theks të veçantë në identifikimin e nevojave të sektorit privat të Kosovës për trajnime, që do të jetë një nga hapat e parë të bashkëpunimit.
Gjithashtu bashkëpunimi do të shtrihet në fushën e edukimit, ku ADA ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm.
Ministri Beqaj dhe Hasslacher u dakorduan për shkëmbim të informatave dhe përvojave nga bizneset e suksesshme austriake për ato kosovare, në funksion të marrjes së ideve, rritjes së produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe potencialit për eksport.
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!