Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumur Abdixhiku, i ka bërë thirrje Qeverisë që të reduktohet akciza në derivate dhe TVSH-ja në naftë dhe produkte bazike.
Këtë thirrje kreu opozitar e ka bërë pas paralajmërimeve se në Kosovë brenda kësaj jave pritet të ketë sërish rritje të çmimit të derivateve.
“E kishim propozuar më 7 mars, plot tre muaj më parë, reduktimin e TVSH-së e të akcizës në naftë, për të njëjtat efekte që shihen në Gjermani sot. Ishim injoruar me arsyetimin se kriza është e njëjtë nëpër Evropë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës po vazhdon ta injorojë krizën e cila është e papërballueshme për qytetarët.
“Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetëra produkteve bazike në Kosovë”./arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...